U vra në hyrje të pallatit, kush është Shkëlzen Velaj dhe lidhja e tij fatkeqe me masakrën e Çoles (FOTO LAJM)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në mesnatë në Vlorë ku iu bë atentat dhe iu mor jeta të riut Shkëlzen Velaj, në prang të hyrjes së tij në pallat.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mesnatës, ku sipas burimeve të albeu.com, viktima është ndjekur nga një makinë e dyshimtë. Vetë viktima mësohet se mund t’a ketë kuptuar ndjekjen pasi ka lënë makinën e tij ndezur dhe është mundur të largohet me shpejtësi për t’u futur në banesën e tij, në pallat në kat të 5.

Mësohet se autorët e krimit të cilët dyshohet se janë më shumë se një, kanë qëlluar me breshëri drejt Velajt duke e lënë të vdekur në hyrje të pallatit.

Kush ishte Shkëlzen Velaj?

Shkëlzen Velaj, 35-vjeçari që u vra mbrëmjen e djeshme, ishtë vëllai i Ardi Velajt, i cili mbeti i vrarë bashkë me dy të tjerë, Akil Hasanaj dhe Albi Limaj, në ngjarjen e rëndë të vitit 2015, e cila ka marrë dhe emrin “Masakra e Çoles”. Gjithçka nisi mbrëmjen e 6 prillit të vitit 2015, për një kazino në qendër të qytetit bregdetar të Vlorës.

Fillmisht në sherr u përfshinë Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj, të cilët kanë ofenduar dhe dhunuar Xhuliano Lutajn. Ky i fundit ka kërkuar ndihmë dhe ka vënë në dijeni shokun e tij, Albi Limaj.

Limaj lajmëroi Aleksandër Llanaj dhe të rinjtë e lanë që të nesërmen të për tu sqaruar, në një lokal në lagje “Çole”. Në kohën kur janë takuar të rinjtë kanë nxjerrë armën duke qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit. Si pasojë e plumbave mbetën vrarë tre persona, Ardi Velaj, Akil Hasanaj dhe Albi Limaj.

Në pranga u vunë Aleksandër Llanaj, Bertil Aliaj dhe Ani Begaj. Llanaj ndodhet pas hekurave bashkë me dy të tjerët. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Aliaj dhe Begaj kanë marrë nga 35 vite burg secili. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 3.06.2021 08:15