U ekzekutua me 15 plumba! Kush është Shkëlzen Velaj, i arrestuar më parë për kultivim droge

Orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Vlorë, u ekzekutua me armë zjarri 42-vjeçari pranë shtëpisë së tij Shkëlzen Velaj. Mësohet se viktima kishte dy identitete dhe ai njihej edhe me emrin Altin.

Bëhet e ditur ndaj 42-vjeçarit është shkrehur një karikator, duke e qëlluar me rreth 15 plumba në zonën e barkut.

Detja të reja janë mësuar edhe në lidhje me të shkuarën e tij. Altin alias Shkëlzen Velaj është një prej 7 të arrestuarve  nga blutë e Vlorës në tetor të 2019 gjatë operacionit të koduar “Vjeshta” , për kultivim të lëndëve narkotike.

Gjithashtu, 42-vjeçari është vëllai i Ardi Velaj, i mbetur i vrarë në masakrën e Çoles, ndodhur në 7 prill të  2015-ës.

Në lidhje me ngjarjen policia ende ka shoqëruar 4 persona, por ende nuk ka kapur autorët, pasi këta të fundit janë larguar në drejtim të paditur. Dyshohet se ata janë larguar nga By Passi-i i Vlorës pasi aty është gjetur një makinë pa targa, e djegur. Brenda makinës policia ka gjetur një armë kallashnikov që dyshohet se është përdorur për krimin./albeu.com


Shtuar 3.06.2021 11:03