U vra në betejën për Bakhmutin, i jepet lamtumira Heroit të Ukrainës, i pranishëm edhe Zelensky

Mijëra njerëz, përfshirë presidentin e Ukrainës, i dhanë lamtumirën e fundit  në Kiev “Da Vinçit”, një hero lufte që u vra nga rusët në betejën për Bakhmutin, pikën “më të nxehtë” të frontit në Ukrainën lindore .

Volodymyr Zelenskiy dhe kryeministrja e Finlandës Sanna Marin morën pjesë në homazhet e nderit në Sheshin e

Pavarësisë në qendër të kryeqytetit për të nderuar Dmytro “Da Vinçi” Kociubailo, një vullnetar 27-vjeçar që komandonte batalionin “Ujqërit” të Da Vinçit”.

Presidenti Zelensky njoftoi vdekjen e tij të martën.

Dmytro “Da Vinci” Kochiubailo ishte luftëtari më i ri që u nderua nga Zelensky, në dhjetor 2021 , me Urdhrin e Heroit të Ukrainës, nderimi më i lartë i vendit.

I pranishëm në shesh, shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, Valery Zaluzny, u gjunjëzua pranë arkivolit. “Rruga drejt fitores tonë është shumë e vështirë. Dhe çmimi i fitores është jeta e luftëtarëve tanë, qytetarëve më të mirë ukrainas që mbrojtën vendin me armë në dorë. Të jeni të sigurt se nuk do të kufizohemi vetëm në hakmarrjen (vdekjen tuaj), me siguri do të fitojmë. Pusho në paqe, miku im”, tha Zaluzny.

Në vitin 2014 “Da Vinçi” u plagos rëndë nga një predhë tanku në Pisky, rajoni Donetsk. “Pas shërimit dhe tre muajve rehabilitim, ai u kthye në front, ku vazhdoi të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, thanë forcat e armatosura të Ukrainës.

Në vitin 2016, Kotsiubailo u bë komandanti më i ri në historinë e ushtrisë ukrainase./AlbEu.com/


Shtuar 11.03.2023 07:34