U vra me thikë në Britani, mblidhen paratë për të sjellë në Shqipëri trupin e 26-vjeçarit

Familjarët e 26-vjeçarit shqiptar, Anselam Senaj, i cili u vra me thikë në Britaninë e Madhe njoftojnë se janë mbledhur paratë për të sjellë në Shqipëri trupin e tij.

Ditën e sotme u njoftua hapja e një Go Fund Me, që shqiptarët të kontribuonin sadopak pasi shuma për të sjellë trupin e të riut në vendlindje ishte mbi 10 mijë paund.

Kjo shumë është mbledhur, njoftojnë familjarët, dhe do kryhen të gjithë procedurat e nevojshme që trupi i të riut të prehet në vendlindjen e tij (Malësi e Madhe).


Shtuar 15.11.2023 19:14