U vodh dje në Durrës, policia gjen në Thumanë “Range Roveri-n”, autori ende në arrati

Është gjetur nga policia automjeti i vjedhur tip “Range Rover” në Durrës. Automjeti tip fuoristradë u denoncua i vjedhur mëngjesin e djeshëm në lagjen 4 të qytetit, aty ku ishte parkuar nga pronari i saj.

Mjeti është gjetur në zonën e Fushë-Krujës, në Thumanë. Ndërkaq policia po vijon të punojë për gjetjen e autorit të vjedhjes që është kapur nga kamerat e sigurisë së bizneseve në zonë, teksa kryen vjedhjen rreth orës 03:30 të mëngjesit.

Pronari i automjetit, Herald Dervishi ditën e djeshme ofroi shpërblim për këdo që kishte informacion.

Kohët  e fundit ky lloj mjeti ka rënë shpesh pre e hajdutëve. Dyshimet janë që automjetet vidhen për tu shitur e përdorur më pas në ngjarje kriminale, por edhe për tu çmontuar për pjesë.


Shtuar 9.04.2024 10:07