U vihet zjarri vend depozitimit të plehrave në Belsh, re të zeza tymi mbylojnë zonën

Ish-vend depozitimi i plehrave në Belsh është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Mësohet se zjarrëvenia ka qenë e qëllimshme. Dyshohet se kanë qenë pikërisht disa persona që i kanë vënë zjarrin pikës së grumbullimit e cila është e mbyllur që nga viti 2017.

Tymi ka mbuluar zonën, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë duke vënë situatën nën kontroll.

 


Shtuar 2.06.2021 20:10

Tags: ,