Sot, në spitalin e Lezhës ka mbërritur me plagë një person. Mësohet se i plagosur rëndë është shtetasi Amaros Deda, i cili është plagosur me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në Shënkoll, ndërsa ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:15, në rrethana ende të paqarta, dyshohet së është vetplagosur me armë zjarri shtetasi , A.D., banues në Shenkollë, i cili ka ndërruar jetë në spitalin Rajonal Lezhë.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor mënjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Gjithashtu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me të cilën dyshohet të jetë kryer vetëvrasja.