U tha që forcat ruse u tërhoqën, luftime të ashpra pranë Kievit në Ukrainë

Megjithëse u raportua një tërheqje e pjesshme e trupave ruse nga Ukraina, gjatë ditës së sotme janë regjistruar luftime të fuqishme pranë Kievit.

Lajmin e bëri të ditur CNN, që njoftoi se një ekip i tyre nga terreni që ndodhen pranë Irpinit, dëgjuan bombardime të vazhdueshme.

Po ashtu, raportohet se sisteme të shumta të lëshimit të raketave u dëgjuan gjithashtu me ndërprerje pranë pikës së fundit të kontrollit midis Kievit dhe Irpinit. Ka pasur edhe të shtëna me armë të vogla./albeu.com/