Kur raketat ruse përfundojnë jo vetëm për skrap!

Shumë raketa ruse të pashpërthyera kanë marrë pamjen e një stoku të hekurt në Ukranë, si te qe skrap. Në fakt është skrap por i rrezikshëm. Një pjesë e madhe e tyre janë raketa Grad, të cilat rusët i gjuajtën pa pushim në qytetet e Ukrainës.

Raportohet se gjatë luftës dymujore, 54,000 mina dhe municione të pashpërthyera, duke përfshirë gati 2,000 raketa, janë gjetur e çaktivizuar në Ukrainë.

Më shumë se 600 çminues po punojnë për neutralizimin e tyre në të gjithë vendin dhe shërbimi i urgjencës po rekruton vazhdimisht njerëz të rinj.

Ndërkohë ndodh, siç në foton e mësipërme, që një fshatar ukrainas shfrytëzoi një raketë për ta përdorur si stendë për shitjen e patateve.