U testua pozitiv me COVID-19, indoneziani maskohet si gruaja e tij për të mos humbur fluturimin

Një burrë nga Indonezia ka rezultuar pozitiv me koronavirus, por që të mos humbte udhëtimin e tij me avion, ai maskohet si gruaja dhe ka hyrë në bord.

Ai kishte veshur një fustan, kishte vënë niqab dhe në duar mbante pasaportën e gruas së tij dhe testin e saj negative me Covid-19, informon albeu.com.

Ai mund të mos ishte kapur kurrë nëse nuk do t’i kishte ndërruar rrobat në mes të fluturimit, duke bërë që stjuardesja të ngrinte alarmin.

Policia u tha gazetarëve se burri u ndalua pasi aeroplani u ul dhe u testua sërish. Ai doli përsëri pozitiv dhe u urdhërua të vetëizolohej.

Policia tha se e ai do të ndiqet penalisht sapo të përfundojë karantinën./albeu.com