U takua me shqiptarët në Itali, Rama: Përulësisht mirënjohës për emocionin e paharrueshëm

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbrëmjen e sotme në lidhje me takimin e zhvilluar ditën e sotme në Milano me shqiptarët e diasporës në Itali. Ky takim ka ardhur pas takimit me emigrantët shqiptarë në Greqi.

Në reagimin e tij në “Facebook”, Rama ka falenderuar shqiptarët e disasporës ndërsa e ka cilësuar si ditë të jashtëzakonshme ditën e sotme. Ai më tej shtoi se është përulësisht mirënjohës për emocionin e paharrueshëm.

Postimi i plotë:

FALEMINDERIT është fjala e rastit, po që në këtë rast nuk e thotë dot as së largu ndjenjën krejt të veçantë të kësaj dite të jashtëzakonshme shqiptarie në Itali. Përulësisht mirënjohës për emocionin e paharrueshëm dhe përulësisht ndjesë mijërave që mbetën pa u futur dot në sallën, që u mbush tej kapacitetit.

Nuk do t’i harroj as fytyrat e shqetësuara të autoriteteve të sigurisë, që kishin frikën e ndonjë hataje nga mbingarkesa e shkallëve, teksa njerëzit kërkonin të hynin akoma më shumë Ç’të bëja, u thashë qetësohuni, ne jemi ata të maleve mbi anije, as nuk kthehemi dot mbrapa as nuk na ndalon dot gjë të vazhdojmë përpara. E marr me mend ç’menduan, po s’po e them, rëndësi ka që kur u krye filluan të qeshin edhe ata. SHUMË SHUMË SHUMË FALEMINDERIT


Shtuar 26.05.2024 20:47

Tags: