Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky është takuar ditën e sotme me presidentin turk Rechep Tayip Erdogan si edhe me sekretarin e Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
Takimi u zhvillua në Lviv dhe në fokus ishin eksportet e grurit, luftimet pranë termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, duke u fokusuar edhe tek një zgjidhje diplomatike e luftës.
Zelensky vuri në dukje se OKB duhet të garantojë sigurinë e këtij objekti strategjik, si edhe çlirimin e plotë nga trupat ruse. Ndërkohë sulmet dhe bombardimet ruse nuk kanë të ndalur.
Kujtojmë se së fundmi Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se Moska do të përdorë arsenalin e saj bërthamor vetëm në rrethana emergjente, dhe se sipas saj nuk ka në interes një konfrontim të drejtpërdrejtë me NATO dhe SHBA.