U sugjerua si rrugë alternative pas mbylljes së aksit Librazhd-Përrenjas, plasaritje dhe në rrugën Maliq-Gramsh, vështirësohet qarkullimi i makinave

Pas bllokimit të aksit Librazhd-Përrenjas, edhe rruga Maliq-Gramsh po shërben prej ditës së sotme si alternativë kryesore për lidhjen e juglindjes me Elbasanin dhe më pas Tiranën.

Megjithatë, ky segment rrugor po përballet me dëmtime serioze në trupin e tij. Gjatë ditës së sotme janë evidentuar plasaritje të thella në disa segmente, duke krijuar vështirësi të ndjeshme në qarkullim dhe rrezik të shtuar për drejtuesit e mjeteve.

Ky aks ka shfaqur problematika edhe më herët, por ditët e fundit amortizimi është përkeqësuar ndjeshëm. Situata bëhet edhe më shqetësuese për faktin se aktualisht kjo mbetet e vetmja rrugë e hapur që siguron lidhjen e qarkut të Korçës me Tiranën.


Shtuar 21.02.2026 18:11