U shpall si i humbur, gjendet pas 4 orësh kërkime turisti spanjoll në Himarë

Një turist spanjoll ka humbur dhe është gjetur pas katër orësh kërkime në zonën e Himarës.

Forcat zjarrfikëse u vunë në kërkim të turistit, kur ky i fundit dha sinjalin ‘SOS’ në vendin e quajtur Shën Theodhori, mbi Shpellën e Piratëve.

Ai kishte dalë për eksplorimin e territorit, kur kishte humbur rrugën.

Pas gjetjes së turistit, i gjithë ekipi ka bërë dhe një foto me spanjollin. Ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është kthyer në hotelin ku ishte akomoduar.


Shtuar 1.11.2022 15:50