Lirohen të gjithë të shoqëruarit nga një ditë më parë në aksionin në call centera në Vlorë.
Policia e Vlorës konfirmon se nuk ka asnjë person të arrestuar, ndërkohë hetimi vazhdon për personat që janë përfshirë.
Janë sekuestruar kompjuter dhe prova materiale të cilat mund të çojnë në zbulimin e skemave të mashtrimit ose personave të përfshirë në të.
Hetimi vijon konfirmuar edhe nga policia e Vlorës
Kujtojmë se u shoqëruar 15 punonjës, kryesisht gra, të cilat u lanë të lira pas marrjes në pyetje./albeu.com