Pas vrasjes së Darya Dugina, vajzës së filozofit ultra-nacionalist rus Alexander Dugin të vrarë në një sulm në gusht qëndron qeveria ukrainase.
Në këtë konkluzion ka arritur inteligjenca amerikane, raporton New York Times sipas të cilit shërbimet amerikane nuk ishin qenë në dijeni të operacionit.
Por përmes gojës së këshilltarit të Zelenskit, Mykhailo Podolyak, Kievi mohon akuzat: “Nuk ishte një objektiv taktik apo strategjik”.
Shtetet e Bashkuara nuk morën pjesë në sulm, as nuk dhanë informacion apo forma të tjera ndihme”, thotë një burim për New York Times.
Burimet e cituara nga New York Times nuk e dinë identitetin e autorëve të vrasjes dhe apo nëse Zelensky ka pasur dijeni për këtë. Disa argumentojnë se objektivi i vërtetë i sulmit ishte vetë Dugin.
Ukraina, pas sulmit vdekjeprurës, mohoi çdo përfshirje dhe vazhdoi të mohojë përgjegjësinë e saj të mundshme kur u pyet nga Uashingtoni në lidhje me konkluzionet e inteligjencës amerikane.