Putin i ble të dashurës dy vila luksoze në Turqi, Erdogan e siguron me rojet e tij

Me luftën në Ukrainë që vazhdon, presidenti i Rusisë Vladimir Putin duket se është kujdesur që të mos ia prishë rehatinë të dashurës së tij shumë të përfolur, Alina Kabaeva, duke i dhuruar dy shtëpi të reja luksoze.

Lajmin e ka bërë të ditur opozita ruse, duke pretenduar se është ulëritëse që Alina 39-vjeçare është tashmë pronare e dy vilave përrallore në Turqinë, që është një shtet anëtar i NATO-s.

Sipas burimeve të opozitës, medalistja e artë olimpike, tani zotëron një shtëpi pushimesh në Turqinë jugore dhe një shtëpi në Stamboll.

Pronat janë blerë në Turqi nëpërmjet një ndërmjetësi dhe ndihmësi të ngushtë të presidentit të vendit Rexhep Tajip Erdogan, pretendoi biznesmeni izraelit me origjinë ruse Leonid Nevzlin, i cili publikoi i pari lajmin.

 

Nevzlin, i cili është një ish-bashkëpronar i gjigantit të naftës Yukos dhe një ndër armiqtë kryesorë të Putinit pretendon gjithashtu se Erdogan ka vendosur rojet e tij presidencialë në shtëpitë e shtrenjta

Ndërkohë, sa i përket Kabaevës ajo besohet gjerësisht se është e dashura e kreut të Kremlinit dhe nëna e katër fëmijëve të tij, të cilët ai kurrë nuk i ka njohur zyrtarisht.

Ajo është një ndër personat e sanksionuar nga Britania, BE dhe Kanadaja për lidhjet e saj të supozuara të ngushta personale me Putinin. Pavarësisht sanksioneve Kabaeva përdor një avion privat “Falcon 7X” me vlerë 32.6 milionë paund që fluturon nën numrin e bishtit RA-09009.

Sipas një hetimi të OÇRP, ai i është dhënë me qira Russair dhe transporton pasagjerë të profilit të lartë të mbrojtur nga Shërbimi Federal i Sigurisë.