U shkrumbua 3 vite më parë, ministrja ndan lajmin e mirë: Rihapet katedralja Notre-Dame në Paris

Katedralja Notre-Dame në Paris do të hapet për publikun në vitin 2024. Kështu ka bërë të ditur Ministrja e Kulturës Rima Abdul Malak, e cila ka treguar se është dashur shumë se tre vjet rindërtim pasi çatia e saj u shkatërrua nga zjarri masiv. Ajo tha se faza e pastrimit të projektit të restaurimit kishte përfunduar, duke lejuar që puna e rindërtimit të fillonte në fund të verës.

“Ne kemi besim se viti 2024 do të jetë viti i përfundimit të një pjese të madhe të kësaj pune, viti i rihapjes së katedrales për besimtarët dhe publikun”, tha Abdul Malak teksa vizitoi vendin.

Notre-Dame është mbyllur për restaurim që kur zjarri në vitin 2019 shkatërroi çatinë e saj dhe bëri që maja e saj të rrëzohej. Menjëherë pas zjarrit të prillit 2019, Presidenti Emmanuel Macron tha se katedralja e cila daton në shekullin e 12-të, do të rindërtohej dhe më vonë premtoi se do ta rihapte për publikun deri në vitin 2024, kur Franca pret Lojërat Olimpike.