U shkarkua pas arrestimit për korrupsion, Fatos Tushe çon në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë

Ish-kreu i Bashkisë së Lushnjës i arrestuar për abuzim me tenderat ka çuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë për shkarkimin nga posti.

Tushe u arrestua me 6 korrik së bashku me disa zyrtarë të tjerë për “Shpërdorim detyre”. Ai ka firmosur tenderin korruptiv me vlerë rreth 23 milion lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj.

Pas arrestimit këshilli i ministrave e shkarkoi nga detyra, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama aso kohe deklaroi se PS nuk do t’ju dalë në mbojtje politikanëve të korruptuar.

Tushe ka kërkuar disa herë zbutje të masës së sigurisë nga arrest me burg në arrest shëpie me arsyetimin se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, por Apeli gjithmonë e ka rrëzuar./albeu.com

 

 


Shtuar 8.12.2021 14:12