Pas shkarkimit nga detyra të gjyqtares Marsela Bilali, Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ka lënë në fuqi të njëjtin vendim.
Njoftimi:
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.15/2020, datë 02.06.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Marsela Balili kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 228, datë 17.01.2020.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
- Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 228, datë 17.01.2020, që i përket subjektit të rivlerësimit Marsela Balili.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 11.04.2022./albeu.com/