U shiti 6 personave disa herë të njëjtin apartament, dënohet sërish Vjollca Hoxholli

Ka marrë një dënim tjetër biznesmenia e ndërtimit Vjollca Hoxholli, e cila është kallëzuar disa herë për mashtrim.

Gjyqtari Gert Hoxha ka dhënë vendimin 8 vjet burg për ‘mashtrim më shumë se njëherë me pasoja të rënda. Kallëzimi këtë herë është bërë nga 6 persona që u shitur apartamenti disa herë. Hoxholli vazhdon të qëndrojë në masën ‘arrest shtëpie’.

Sipas hetimeve ajo rezultoi se në bashkëpunim me të shoqin Rrapush Hoxholli kishte përfituar 318 mijë euro duke ushtruar veprimtarinë e mashtrimit, duke shitur disa herë një apartament.


Shtuar 25.06.2021 12:04