U shiste nxënësve produkte të skaduara, vihet nën hetim pronarja e dyqanit në Tiranë

Policia ka vënë në hetim një 60-vjeçare, pornare dyqani, e cila shiste afër një shkolle, produkte ushqimore të cilave iu kishte kaluar afati i konsumimit.

Gjatë kontrolleve, në rrugën “Tre Dëshmorët”, në dyqanin e shtetases F. Ç., 60 vjeçe, u gjetën dhe u sekuestruan produkte të ndryshme ushqimore që ajo i shiste në afërsi të një shkolle, edhe pse ishin të skaduara.

“Shiste afër një shkolle, produkte ushqimore të cilave iu kishte kaluar afati i konsumimit, procedohet penalisht pronarja e dyqanit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin me përgjegjësi të çdo veprimtarie apo fenomeni, që cenon sigurinë e nxënësve, kanë vijuar intensifikisht kontrollet, në bashkëpunim me inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, në afërsi të shkollave të ndryshme të Tiranës, ku tregtohen produkte ushqimore për nxënësit.

Gjatë kontrolleve, në rrugën “Tre Dëshmorët”, në dyqanin e shtetases F. Ç., 60 vjeçe, u gjetën dhe u sekuestruan produkte të ndryshme ushqimore që ajo i shiste në afërsi të një shkolle, edhe pse iu kishte kaluar afati i konsumimit.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në ngarkim të shtetases F. Ç., 60 vjeçe, banuese në Tiranë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


Shtuar 6.10.2023 11:54