“U rrita në lagje getosh”, Ibra pas festë së 40-vjetorit: Nëse nuk do të luaja futboll do të isha një kriminel

Zlatan Ibrahimovic ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen e tij të 40-të së bashku me shumë nga ish -shokët e tij të skuadrës.

Ai tha se u rrit në lagje getosh por arriti të bëhet ai që është sot.

“Ende ka shumë geto brenda meje. Unë jam rritur në këto zona dhe ishte si parajsë për mua. Mund ta nxjerrësh djalin nga geto por jo geton nga djali. Sot unë jam Zlatani i qetë. Por herë pas herë unë jam Zlatani i vjetër. Unë tashmë kam krijuar përvojën time dhe kjo është arsyeja pse sillem ndryshe si në fushë ashtu dhe jashtë saj. Nuk kam nevojë të nxitohem dhe të sillem si i çmendur’’ është shprehur ai duke ju përgjigjur më pas pyetjes se çfarë do të preferonte të ishte nëse nuk do të bëhej futollist.

“Ndoshta një kriminel i zakonshëm në rrugë. Ju kam telefonuar shumë nga miqve të mi të vjetër dhe nuk kam marrë përgjigje. Nuk e di nëse ata janë gjallë më”,  është shprehur Zlatan. /albeu.com/


Shtuar 4.10.2021 10:59