Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në itali, ku një 23-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë teksa ishte duke punuar.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 16:30 në zonën e Brescias, ku i riu ka humbur jetën pasi ka rënë nga shtylla e tensionit të lartë.
Aksidenti ndodhi në Castegnato, pranë një kompanie me seli në rrugën “Padana Superiore.
I riu shqiptar punonte në një kompanie të jashtme nga ajo që zotëron fabrikën, pranë së cilës ndodhi tragjedia.
Ai u rrëzua teksa ndodhej në një strukturë rreth 50 metra të lartë. Punonjësit e kompanisë aty pranë kërkuan ndihmë, por më kot pasi shqiptari kishte ndërruar jetë. Policia vijon hetimet për shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes.