Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë në Maliq, pasi është rrëzuar në banesën e tij, ku për pasojë ka marrë lëndime të rënda në kokë.
Nga të dhënat e para dhe dëshmitë e marra familjarëve të tij, dyshohet se viktima duke qenë në gjendje të dehur, është rrëzuar në banesën e tij dhe për pasojë ka marrë dëmtime në kokë.
Uniformat blu bëjnë me dije se 50-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës kur po transportohej me ambulancë drejt spitalit të Korçës.
Njoftimi i policisë
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 17.02.2023, rreth orës 16:26, ka ndërruar jetë gjatë rrugës kur po transportohej me ambulancë drejt spitalit të Korçës, shtetasi H. B., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq.
Nga të dhënat e para dhe dëshmitë e marra familjarëve të tij, dyshohet se ky shtetas duke qenë në gjendje të dehur, është rrëzuar në banesën e tij dhe për pasojë ka marrë dëmtime në kokë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.
/albeu.com/