Florian Sula, biznesmeni në sektorin e ndërtimit u mor peng më 31 mars nga Hysen, Kevin dhe Jurgen Neza, 33, 25 dhe 28 vjeç. Dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre organizuar rrëmbimin e tij, pas një kohe të gjatë monitorimi të lëvizjeve të tij. Sula ishte kthyer në Shqipëri vetëm dy javë më parë, ndërsa pak momente para të rrëmbehej po konsumonte një kafe pranë zonës së ish-Parkut në Tiranë. Sapo ka dalë nga lokali, tre autorët i janë afruar dhe e kanë rrëmbyer.
Ata e kanë marrë me forcë 32-vjeçarin dhe e kanë mbajtur në një ambient në Xhafzotaj, duke e kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij, për përfitimin e një vlere monetare. Gjatë gjithë natës, ai është dhunuar fizikisht dhe kërcënuar për t’i marrë një shumë të madhe parash. Më pas në mëngjes e kanë liruar me qëllim që të siguronte shumën e kërkuar. Menjëherë pas lirimit, biznesmeni i është drejtuar policisë dhe ka kallëzuar ngjarjen.
Të lidhura
None found
Por kush është 32-vjeçari Florian Sula?
Florian Sula, 32 vjeç me origjinë nga Divjaka është një nga anëtarët e bandës së Amant Josifit dhe Flladi Malajt. Ai është pjesë e call centar-ave, ku dyshohet se të ardhuarat e fituara nga ky aktivitet i ka përdorur për pastrim parash, përmes sipërmarrjeve në sektorin e ndërtimit. Aftësitë e tij kompjuterike dhe ato menaxheriale, bën të mundur përfitimin e sasive të konsiderueshme monetare, si rezultat i call cener-ave dhe bindjes së qytetarëve europian për të investuar në busa të rreme.
Sula rezulton pa asnjë historik biznesi dhe pa të ardhura të ligjshme. Megjithatë ai ka arritur të investojë në pasuri të paluajtshme nga Tirana deri në jug, në vendet me potencial turistik si Borshi dhe Himara. Investimi në këto vende është bërë strategjikisht, pasi janë zona me potencial të lartë zhvillimi turistik.
Investime strategjike, pasuri të paluajtshme dhe së fundmi edhe sipërmarrës në sektorin e ndërtimit, Sula arrin t’i koordinojë të gjitha. E megjithatë ai vijon të mbetet aktiv në rrjetin e call centarve, duke shfrytëzuar qytetarët europian e njëkohësisht duke u pasuruar në mënyrë të padrejtë.
