Një nga autobusët e linjës “Green Line” ka shkaktuar një aksident të rëndë mbrëmjen e së premtes në Tiranë, pasi është përplasur me një makinë, duke opërdfunduar të dy mjetet në Lanë.
Autobusi i Unazës “Green Line” i mbushur plot me pasagjerë është përplasur me një makinë benz, shkak dyshohet shpejtësia e lartë e autobusit me pasagjerë.
Pas përplasjes autobusi ka humbur drejtimin dhe ka marrë para benzin duke përfunduar të dy në Lanë, ndërkohë që ka patur dhe 6 persona të lënduar, dy pasagjerë të benzit dhe 4 në autobus.
Autobusët e flotës “Green Line”, të cilët kryejnë transportin e qytetarëve të Tiranës përgjatë Unazës së Vogël, u prezantuan javën e shkuar.
Sipas ekstrakteve në QKB, kjo kompani është regjistruar në emër të “CFO Farma” e cila është në pronësi të biznesmenit Nadir Çausholli.
Kujtojmë që autobusët e Unazës dhe shoferët e tyre janë denoncuar shpesh në media, për shkak se ecin me shpejtësi të lartë, por jo pak herë disa nga drejtuesit e këtyre mjeteve janë kapur edhe me sasi të lartë alkooli, duke vënë në rrezik jo vetëm pasagjerët por edhe qytetarët dhe mjetet e tjera në rrugë. /abcnews.al/