U prangosën me bujë për 119 kg kokainë, gjykata liron 2 agjentët doganorë dhe punonjësin e AKU

Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest shtëpie dy agjentët doganorë Lavdosh Zerba dhe Julian Merhori si dhe punonjësin e AKU-t, Bujar Qyrku.

Ata u prangosën në 7 janar për rastin e trafikut të 119 kilogramë kokainë të sekuestruara në 30 dhjetor në një magazinë në Tiranë.

Kokaina e cila ishte e fshehur në 7 arka bananesh në një kontejner të ardhur nga Ekuadori, nuk u konstatua gjatë kontrolleve në Portin e Durrësit, duke ngritur dyshime për mos ndjekjen e procedurës standarde të kontrollit./albeu.com/