U prangos në mëngjes, Noizy rifiton lirinë! Sa euro ishte gjoba

Reperi i famshëm, Rigels Rajku, i njohur si Noizy, pas arrestimit ditën e sotme, është liruar sërish nga qendra e paraburgimit në Prishtinë.

Lajmin e kanë konfirmuar burime për Ekspres brenda Policisë, të cilët bëjnë me dije se reperi është liruar pasi ka paguar 2000 euro gjobë.

Sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Noizy ishte i detyruar të mbante 100 ditë burgim ose të paguante gjobë prej 2000 eurosh. Reperi zgjodhi opsionin e fundit.

Noizy u shoqërua mbrëmjen e së mërkurës nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Vërmicë dhe kaloi natën në Qendrën e paraburgimit në Prishtinë.

Ndalimi i reperit ka ardhur pasi ai ka pasur një urdhëresë nga Gjykata. Ndërkohë, pista e parë ku dyshohet është sherri i fortë që Noizy ka pasur në vitin 2016 me reperin Cozman. Megjithatë, gjithçka mbetet e pakonfirmuar./albeu.com/


Shtuar 16.12.2021 13:13