Dy nga të plagosurat e masakrës që ndodhi ditën e djeshme në Tiranë janë jashtë rrezikut për jetën.
Elena Hysa dhe nëna e saj janë në gjendtje të mirë, ka bërë me dije spitali.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Paskuqan, kur Dan Hutra shkoi në banesën e prindërve të ish-partneres së tij, duke qëlluar me breshëri kallashnikovi, e duke lënë të vdekura në vend dy 30-vjeçare, ndërsa të plagosura mbetën nënë e bijë.
Pra kësaj ai kishte plagosur me thikë partneren e tij aktuale dhe i kishte grabitur asaj para.
Ndërkohë, pasi kreu masakrën e Paskuqanit, monstra gjeti kohë të ndalonte në Kamzë, ku vrau në oborrin e shtëpisë Etleva Kurtin, motra e Vladimir Kurtit, i dënuar përjetë për vrasjen e Agim Bucit. /albeu.com