U plagos në veri të Kosovës, Kurti viziton policin në spital: Operacioni u zhvillua me sukses

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vizituar në spital, policin që u plagos në veri të Kosovës.

Kurti shkruan se Alban Rashiti ka kryer ndërhyrje për heqjen e predhës dhe se ndodhet tashmë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Operacioni i heqjes së predhës nga krahërori i majtë i policit Alban Rashiti është kryer me sukses sot në mëngjes. Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia në drejtim të policisë së Kosovës gjatë sulmit të tyre terrorist afër urës në Banjskë të Zveçanit. Gjatë vizitës në Klinikën Kirurgjike të QKUK-së takova edhe familjen e Albanit e cila erdhi nga Velekinca e Gjilanit. Polici i plagosur Alban Rashiti do të lirohet sot nga spitali”, shkruan Kurti.

Kujtojmë se sot në orët e para të mëngjesit, policia e Kosovës është sulmuar në veri nga persona të armatosur dhe të maskuar. Nga sulmi mbeti i vrarë dhe një efektiv i policisë./albeu.com


Shtuar 24.09.2023 11:00