U pezullua pas skandaleve me tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe/ Gjykata Kushtetuese vendos sot për ankimimin e qeverisë për Ballukun

Ditën e sotme, Gjykata Kushtetuese, mban seancën për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Në këtë seancë do të vendoset nëse do ta kalojë për shqyrtim ankimimin e qeverisë për pezullimin nga detyra të Ballukut, pas vendimit të dhënë nga GJKKO.

Vendimi u mor pas aferave korruptive që impikojnë Ballukun në tunelin e Llogarasë dhe të Unazës së Madhe.

Të lidhura

None found

Shqyrtimi i kërkesës u shty për më 2 dhjetor, ndërsa shkak u bë largimi nga gjykata Holta Zaçajt, e cila ishte pjesë e Kolegjit që do të trajtonte në dhomë këshillimi çështjen, dhe gjyqtarja që e zëvendësoi Marsida Xhaferllari, kërkoi kohë që të njihej me aktet.

Nëse sot Kolegji vendos kalimin e çështjes për shqyrtim, Kushtetuesja duhet të shprehet fillimisht për shuarjen e efekteve të pezullimit, në pritje të një vendimi përfundimtar për çështjen.

HETIMI

Gjykata e Posaçme pezulloi nga detyra zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke i ndaluar gjithashtu të drejtën për të dalë jashtë vendit.

Ajo është marrë pandehur për procedurat në tenderin e tunelit të Llogarasë dhe është nën hetim për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe.

Në të dy rastet dyshohet se fituesi është paracaktuar. Prokuroria e posaçme ka bërë të ditur se po heton dhe një sërë procedurash të tjera prokurimi.


Shtuar më 2.12.2025 09:27

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş