U përplas me pemët, si ndodhi aksidenti i frikshëm i autobuzit plot pasagjerë në Tiranë (FOTO&VIDEO)

Pak minuta në Tiranë ka ndodhur një aksident në zonën e “Ish-stacionit të Trenit”. Një autobuz i linjës “Tirana e Re” ka shkaktuar një aksident në këtë zonë, duke përfunduar i dëmtuar në pjesën ballore dhe mbi trafikndarëse.

Ndërkohë fatmirësisht, nuk është përplasur me asnjë mjet tjetër, një video e siguruar nga albeu.com tregon se autobuzi në fjalë është përplasur me pemët buzë trotuarit dhe më pas ka përfunduar mbi trafikndarëse.

Autobuzi plot pasagjerë ka zënë pothuajse të gjithë rrugën por fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar rëndë fizikisht por një pjesë e tyre u ulën në trotuar për t’u qetësuar pas përplasjes së fortë.

Dëshmitarët për albeu.com bënë me dije se pak para aksidentit vunë re, lëvizjet e cuditshme të autobuzit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Tek ish stacioni i Trenit, një mjet autobuz, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Si pasojë janë dëmtuar lehtë dy pasagjerë, të cilët u dërguan në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

 

 


Shtuar 11.07.2021 13:02