U përplas me armë me fqinjin, gjykata rrëzon kërkesën e administratorit të Kallmetit për lirim nga burgu

Ish-kreu i Njësisë Administrative të Kallmetit në Lezhë Besnik Simoni, i cili u arrestua me datë 2 prill pas një konflikti me armë me një bashkëfshatar të tij, do të vijojë të qëndrojë në burg. Gjykata e Lezhës rrëzoi kërkesën e 41-vjeçarit, i cili, përmes avokatit mbrojtës kishte kërkuar një masë sigurime më të butë. Kërkese për zëvendësimin e masës së sigurisë u shqyrtua nga gjyqtari Artan Hajredinaj, i cili pasi dëgjoi palët në proces, vendosi që ish-zyrtari lokal të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Përplasja me armë zjarri ndodhi mesditën e 1 prillit,  në rrugën që lidh fshatin Kallmet me superstradën Lezhë-Shkodër. Fillimisht policia raportoi se ishte plagosur në një atentat, zyrtari i pushtetit vendor Besnik Simoni, por 4 orë me vonë blutë gjeten të plagosur në një banese më fshatin Kallmet të Lezhës dhe autorin shtetasin Altin Marku. Pas veprimeve paraprake hetimore, policia doli në konkluzionin se të dy personat kanë qëlluar në drejtim të njeri-tjetrit dhe ata u vunë në pranga me akuzat “Vrasja me dashje, mbetur ne tentative” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Në lidhje me ngjarjen prokuroria e Lezhës po vijon hetimet dhe nuk është arritur ende që të provohet nëse ka qëlluar dhe ish-zyrtari lokal Besnik Simoni, pasi është gjetur dhe sekuestruar vetem një armë zjarri që rezulton të jetë përdorur nga 41-vjeçari Altin Marku./albeu.com


Shtuar 8.06.2022 09:48