U përjashtuan nga Policia e Shtetit, kush vendosen në postet e rëndësishme në Berat

Komisariati i policisë së Beratit ka pësuar së fundmi ndryshime në postet e shefit të krimeve dhe atij të komisariatit teksa në këto poste janë emëruar përkatësisht Ledjon Ferzaj dhe Altin Mema të cilët zëvendësuan në detyrë Ardrit Hasanbegaj dhe Sokol Lazaj të cilët u përjashtuan nga Policia e Shtetit.

Emërimit të “drejtuesit të lartë” Kastriot Skënderaj në postin e drejtorit të ri të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, dy emërime të reja kanë mbërritur sot pranë kësaj drejtorie, ndërsa pas largimit nga policia e shtetit për shkelje të rënda të 7 funksionarëve të lartë, sot janë kryer edhe zëvendësimet e dy prej tyre.

Ledjon Ferzaj, i cili u emërua në postin e shefit të Krimeve Berat prej një viti e gjysmë ka qenë specialist krimesh në këtë drejtori, ndërkohë që pas disa detyrave të rëndësishme në Policinë e Shtetit, Kryekomisari Altin Mena është emëruar Shef i Komisariatit Berat.

Me urdhrin nr.300,Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka urdhëruar delegimin e të gjitha kompetencave miratuese dhe urdhëruese të dy të emëruarve të rinj.


Shtuar 25.11.2022 17:02

koment