Deputeti i opozitës Saimir Korreshi nuk i ka kursyer ironitë pas vendimit të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, që vendosi sot përjashtimin e tij dhe të dy deputetëve të tjerë me 10 ditë nga Kuvendi pasi ndezën tymuese në seancën e një dite më parë në Kuvend.
“Shoqa Linditaaa dhe Komiteti i Internim – Debimeve na shpalli përsëri armiq të pushtetit e na dënoi për 10 ditë përfshirë dhe Krishtlindjen si shfaqje e huaj. Kush ka ndonje mik për ndonjëpule kompleksi se gjelin na e hengri Brigadierja”, shkruan Korreshi në rrjete sociale.