Ish-presidenti Ilir Meta ka deklaruar se shtetasi I.M që figuron në dosjet e sigurimit të shtetit do të dalë se është Taulant Balla.
“Të jeni të sigurt se IM do të dalë spiuni ambulat Tao Tao, një kameleon gjithmonë në shërbim të atij që i ofron një tender, një mundësi më të mirë për të jetuar, por absolutisht të jeni të sigurt që ky rast i Autoritetit të Dosjeve do të jetë ekzemplar”, është shprehur Meta.
Komentet Meta i bëri teksa paralëjmëroi se do të padisë Autoritetin e Dosjeve më 1 shtator.
Sipas Metës, padia ndaj Autoritetit të Dosjeve do të bëhet për nxjerrje të sekreteve shtetërore.
“Autoriteti i Dosjeve do të paditet për nxjerrje të sekreteve shtetërore”, tha sot Meta në një komunikim për mediet.
Meta shtoi gjithashtu se gjithçka që flitet rreth emrit të tij në dosjet e sigurimit, është falsifikim me qëllim shantazhimi.
Kreu i Partisë së Lirisë i ka kërkuar gjithashtu punonjësve të administratës që të mos ndjekin Ramën në aventurat e tij, pasi sipas Metës, ai i ka dal të gjithëve garant, por nuk ka mbrojtur dot askënd./albeu.com/