Artisti i mirënjohur, Art Abazi ka hedhur poshtë thashethemet se do të jetë pjesë e Big Brother VIP Kosova. Përmes një postimi në Instastory, këngëtari bën me dije se ka marrë ftesë nga të dy produksionet në Tiranë dhe Prishtinë por ka refuzuar pasi është i fokusuar në muzikë.
Arti ishte një ndër tre emrat që u përfolën se do të bëhen pjesë e edicionit të parë që nis në Kosovë me 5 Dhjetor. “Meqenëse po më vijnë mesazhe pafund….Atëherë: Mes famës dhe artit, ka kohë që unë kam zgjedhur artin!
Produksionet e BBVIP, si në Tiranë ashtu edhe Prishtinë, po ashtu i kam falenderuar me kohë për ftesën e tyre mirëpo, Art Abazi është i fokusuar në studio, edhe në këngët që po punoj me shumë dashuri….Nëse një ditë do të vlerësohem për këtë…Ju përqafoj, Arti”, ka shkruar artisti.