U përfol për largim nga politika, Grida Duma njofton konferencë për shtyp

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka paralajmëruar një konferencë urgjente për shtyp në orën 10:30 në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Kujtojmë që një ditë më parë deputetja u përfol në media se do të largohet nga politika për tu bërë pjesë e medias, ku flitej se do të merrte drejtimin e një emisioni politik.

“Të nderuar kolegë,

sot, ditën e martë, në orën 10:30, në sallën e konferencave për shtyp të Kryesisë së Kuvendit, deputetja, znj. Grida Duma, do të mbajë një deklaratë per media.

Faleminderit!”, thuhet në njoftim.


Shtuar 8.11.2022 09:09