U pë*dhunua në grup nga i dashuri dhe shokët, hapet GoFundMe për 26-vjeçaren në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Vlorë disa ditë më parë. Një 26-vjeçare u përdhunua nga tre persona në një hotel dhe u la në mes të rrugës.

Ajo që e bën akoma më të rëndë ngjarjen është fakti që njëri prej përdhunuesve është i  dashuri i saj, me të cilin vajza tha se kishte një lidhje 2-vjeçare.

E reja ka qenë në qendër të opinionit publik gjatë ditëve të fundit.

Për ta ndihmuar, emisioni “Piranjat” ka organizuar një GoFundMe në mënyrë që 26-vjeçarja të rindërtojë jetën larg presioneve dhe kërcënimeve.

Ky GofundMe do të përdoret për të siguruar një shtëpi të re për vajzën e përdhunuar pasi ajo ndihet e kërcënuar me jetën në qytetin e saj.

Çfarë ndodhi në Vlorë

E reja u përdhunua në grup mbrëmjen e së shtunës, 22 tetor, nga i dashuri i saj dhe shokët e tij.

Ajo ka rrëfyer detaje nga ngjarja e rëndë, ku u shpreh se ishte në një lidhje dashurie prej 2 vitesh me një nga përdhunuesit, por nuk e dinte se ai ishte i martuar.

Mbrëmjen e ngjarjes së rëndë, 26-vjeçarja tregoi se ai e kishte ftuar të darkonin dhe pasi kishin pirë alkool, partneri i saj kishte thirrur shokët e tij t’i bashkoheshin në tavolinë.

“Shkova thjesht të konsumoja një darkë, nuk e dija që do vinin persona të tjerë. Ishte ora 21:00 e darkës. Kisha 2 vite me atë person. E dija, por nuk ishte ndarë, nuk ishte.. . Si çdo person e kupton!. Më kanë dhënë lëndë narkotike, me detyrim çdo gjë”, tregoi ajo.

Lexo edhe: “E zhveshëm dhe nisi s*ksi oral, i doli gjak…”, zbardhen dëshmitë tronditëse të përdh*nuesve të 26-vjeçares në Vlorë

E reja shtoi se nuk ka ndryshuar dëshminë e saj “sepse nuk u falet”, pavarësisht kërcënimeve në drejtim të saj.

“Deshmia është dhënë dy herë dhe është dhënë e njëjta dëshmi, që atyre personave nuk ju falë”, tregoi ajo.

Sa i përket asaj çfarë ndodhi mbrëmjen e përdhunimit, ajo shtoi se: “Me pare me kanë marre në telefon që do dalim te hame apo te pime diçka, kur kemi ikur kemi qenë vetëm ne të dy. Me pas pasi vajta atje që te pime alkool, ndonjë gje keshtu, ndenjem atje pastaj ka thirrur shoket e tij A.. dhe G…Mbaj mend që një moment kane ardhur atje jane ulur, pine nga një gote dhe gota e fundit qe kam pire pastaj nuk mbaj me mend…”

Oltjan Tahiri, Albi Ceno dhe Gentjano Mehmeti akuzohet se përdhunuan në grup 26-vjeçaren. Dy prej tyre ndodhen në qeli, ndërsa i treti është në kërkim.

Gjithashtu policia po punon për kapjen e 36-vjeçari me inciale V.K., banues në Vlorë, pasi ky i fundit akuzohet për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”.

26-vjeçarja u gjet në rrugë pa ndjenja nga një punonjës i hotelit më 22 tetor dhe u dërgua në spital./albeu.com