U paraqit në SPAK, zbulohet kallëzimi i bërë ndaj Blendi Gonxhes

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK.

Në momentet e para ishte mister arsyeja se përse ai u paraqit, por tanimë po aludohet një arsye.

Paraqitja e Gonxhes në SPAK lidhet me një kallëzim të bërë nga nisma Thurje.

Në kallëzimin e depozituar në SPAK, Nisma Thurje i kerkon prokurorëve të hetojë në mënyrë të thelluar gjithë procedurat e zhvillimit të tenderave publik që lidhen me kompanitë që zotëron, apo lidhen me zotin Gonxhja.

Nisma thotë se kompani private të qiradhënies së makinave, të cilat lidhen me Gonxhen, kanë përfituar në mënyrë të dyshimtë tenderë publik. Nuk dihet nëse Gonxhe është thirrur për këtë apo jo, kjo mbetet për tu parë në vijim


Shtuar 25.07.2022 13:20