Stela Gugallja, e shpallur në kërkim në aferën e inceneratorëve, është ndaluar në Austri ditën e sotme.
Ajo ishte shpallur në kërkim nga SPAK për aferën e inceneratorëve, së bashku me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton.
Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme është njoftuar se në Gjykatën e Vjenës, në Austri, është duke u kryer procedura e ekstradimit të shtetases Stela Gugallja, nga Austria në Shqipëri, në zbatim të urdhrit të kërkimit ndërkombëtar për këtë shtetase, bën me dije gazetarja Klodiana Lala.
Prandaj SPAK, nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për procedurën e ekstradimit.
Për aferën e inceneratorëve janë arrestuar edhe disa ish-zyrtarë shtetërorë, ndër ta ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako. /albeu.com