“Kemi parë vetëm majën e ajsbergut”, Meta publikon fakte të reja për inceneratorët

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka paraqitur fakte të reja në lidhje me aferën e inceneratorëve.

“ Sot do të bëjmë publike disa fakte të reja për djegësat. Deri tani jeni njohur vetëm me majën e ajsbergut. Keni parë që njerëz që janë larguar nga kjo jetë, të moshuar që jetojnë në azile figurojnë me firma të falsifikuara dhe kanë xhiruar me miliona euro për llogari të kësaj organizate. Pamë barinj në Greqi, firmat e cilëve janë falsifikuar, pasi pamë edhe se si fondet e ministrisë së Bujqësisë dhe AZHBR që duhet të shkojnë në mbështetje të bujqësisë, kanë përfunduar në duart e kësaj organizate kriminale. Sot do tregojmë si qeveria shqiptare, me kokën e kësaj afere që është kryeministri Rama ka vënë në dispozicion të kësaj skeme edhe pronat publike të cilat janë lënë peng në banka të ndryshme këtu për paratë që shkojnë përtej detit. Jo vetëm kaq, por edhe më larg”, tha Meta.

 


Shtuar 9.08.2022 12:13