U nda nga jeta një ditë më parë, sot i jepet lamtumira aktorit të madh Zef Deda

Sot do të bëhen homazhet për mjeshtrin e madh të humorit Zef deda, i cili u nda nga jeta një ditë më parë pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Homazhet për korifeun e humorit do të mbahen në Teatrin Migjeni në Shkodër nga ora 09:00 deri në orën 13:00, më pas do të bëhet përcjalla për në banesën e fundit. Trupi i tij do të prehet në varrezat e qytetit të Shkodrës.

Lajmin për vdekjen e tij e dha një ditë më parë djali i tij i madh, Juljad Deda.

Me dhimbje te thelle, ju njoftoj per ndarjen nga jeta te babait tim, Zef Deda.

Homazhet do behen neser (e Shtune, 25 Nentor) ne hollin e Teatrit “Migjeni”, qe ishte edhe shtepia e tij e dyte, duke filluar nga ora 09:00. Pas homazheve, ne oren 13:00, kortezhi niset per meshen e drites, me pas percjellja per ne banesen e fundit, ne varrezat e Rrmajit”, njoftoi aktori.

Zef Deda është një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Çarli Çaplin i Shqipërisë. Lindi në Shkodër, më 27 korrik 1950. Është shkolluar në qytetin e tij të lindjes dhe në Politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Filloi shkollën e lartë për Gjuhë-Letërsi, por nuk e mbaroi dot për arsye shëndetësore. Ka punuar për më shumë se 40 vite në teatrin “Migjeni” të Shkodrës.

Talenti i tij spikati që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkëlqyër psiko-fizike, ai arriti të realizojë qindra figura artistike, prandaj dhe është mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë shkodran. Pas një shkëputjeje prej 6 vitesh për shkak të emigrimit jashtë atdheut, ai u kthye në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdoi me shumë sukses.

Zef Deda u martua me Rozina Dedën dhe ka dy djem, Julian Deda dhe Marjan Deda. Zef Deda gjithashtu ka interpretuar edhe shumë komedi si “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2” etj..

Talenti i tij spikati që në moshë të vogël. Një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, humoristi Zef Deda është cilësuar edhe si Çarlie Çaplin i Shqipërisë. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkëlqyer psiko-fizike ai realizoi qindra figura artistike.

Pas një shkëputjeje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit. I paharruar do të mbetet në kujtesën e shkodranëve dhe gjithë shqiptarëve për humorin, batutat dhe karakteret që solli me mjeshtri.


Shtuar 25.11.2023 08:02