U mor përpara nga urbani, flet shoferi i makinës “Porsche”: Na kryqëzuan me mallkime e fyerje për shkak të makinës, por…

Shoferi i  makinës “Porsche” që u përfshi në aksident ditën e djeshme ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Mesëditën e djeshme autobusi i linjës së “Unazës” mori para disa makina te zona e Shallvareve në Tranë, duke lënë 10 të plagosur.

Toldi Aleksi, i cili ishte me “Porche” dhe që u përfol ne medie sikur i preu rrugën urbanit, rezultoi nga video se nuk kishte faj për aksidentin, por u godit nga pas nga urbani.

Ai shkruan se ishte me të vëllanë në makinë dhe fatmirësisht kanë dalë pa dëmtime fizike, por vetëm dëme materiale.

“Shqiperia doli nga komunizmi por komunizmi nuk paska dal nga gjaku i shqiptarit! Sot ne aksidentin me autobuzin e unazes ne Porsche isha une me tim vella dhe fal Zotit dolem pa demtime fizike por vetem deme materiale.  Kam lexuar komentet dhe falenderoj te gjithe personat qe shohin te verteten ashtu sic ishte e nuk na “kryqezuan” per shkak te makines ashtu sic beri nje pjese tjeter me mallkime e shfryrje. Persa i perket makines, ajo makine eshte nje e mire materiale e siguruar nga puna e ndershme, nga djersa, lodhja, ankthi, presioni, frika e deshtimit e te gjithe komponentet qe duhen per te arritur suksesin!

Me vjen keq per te gjithe ata qe nuk munden ti pershtaten ketij sistemi dhe kan ngelur ne te shkuaren qe as nuk e kan jetuar. Asgje ne kte jete nuk eshte rastesi, eshte fuqia e deshirave dhe endrrave per tja dale dhe mbi te gjitha SAKRIFICA! Uroj te gjithe te demtuarve te marin veten sa me shpejt dhe te tilla fatkeqsi mos te riperseriten. Faleminderit Zot!”

/Albeu.com/ 


Shtuar 28.02.2023 08:52