Prokuroria e Posaçme, ka marrë të pandehur kryebashkiakun e Libohovës, Leonard Hida.
Pas daljes nga GJKKO, Hide deklaroi se nuk ishte në dijeni të hetimit kur kandidoi si kryebashkiak.
Ai shprehu gatishmërinë për të dhënë dorëheqjen, e për t’u përballur me drejtësinë.
“Kur kandidova për kryetar bashkie nuk isha në dijeni të hetimit. Nëse është e nevojshme do largohem si kryetar bashkie për t’u përballur me drejtësinë”, deklaroi Hida.
Hide akuzohet se lejoi kultivimin e lëndëve narkotike kundrejt përfitimit.
Sipas dosjes hetimore të SPAK, në aktivitetin kriminal kanë marrë pjesë edhe efektivë policie.