U mbytën në liqen, nxirren trupat e pajetë të vëllezërve në Tiranë (VIDEO)

Orët e para të mbrëmjes kanë shënuar edhe një tragjedi në Tiranë ku dy të miturit janë mbytur në liqen.

Pëlumbarët e Reneas kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë të të miturve.

Dy të miturit të moshës 11 dhe 13 vjeçar me iniciale  M.T dhe K.T janë vëllezër.

Tiranë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:05, në liqenin e Prushit, janë mbytur dy të mitur të moshës 11 dhe 13 vjeç. M.T       K.T

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet.

Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur gjetjen e trupave të dy të miturve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com