Orët e para të mbrëmjes kanë shënuar edhe një tragjedi në Tiranë ku dy të miturit janë mbytur në liqen.
Pëlumbarët e Reneas kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë të të miturve.
Dy të miturit të moshës 11 dhe 13 vjeçar me iniciale M.T dhe K.T janë vëllezër.
Tiranë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 18:05, në liqenin e Prushit, janë mbytur dy të mitur të moshës 11 dhe 13 vjeç. M.T K.T
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet.
Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur gjetjen e trupave të dy të miturve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com