Teksa lufta në Ukrainë po vijon në muajin e tretë të saj, në rrjetet sociale janë publikuar histori mjaft të trishtueshme që vijnë nga fronti.
Valery Karpylenkos ishte një pjesëtare e Gardës Kombëtare të Ukrainës. Më 5 maj, gruaja u martua me shokun e saj ushtarak Andriy, në fabrikën e çelikut Azovstal, një simbol i qëndresës ukrainase, por më 8 ai vdiq nga bombardimet ruse.
“Ti do të jesh dashuria ime për gjithë përjetësinë, unë kam zemrën tënde”, shkruan Valery në rrjetet sociale.
Në orët e fundit beteja për Azovstolin pothuajse ka përfunduar, pas evakuimit të të plagosurve dhe urdhrit të shtabit të ushtrisë për largimin e të gjithë luftëtarëve, duke ia lënë kontrollin e qytetit në dorë të rusëve.