U martua me deputeten 53 vite më të re, dasma “modeste” e Berlusconit kap shifrën e frikshme

Silvio Berlusconi i cili veshi kostumin e dhëndrit për herë të tretë, kurorëzoi martesën me deputeten 53 vite më të re, Marta Fascina, në një ceremoni “modeste” në Milano.

I gjithë organizimi i 85-vjeçarit mësohet të ketë kushtuar plot 400 mijë euro.

Eventi u mbajt në Villa Gerneto në qytetin Lesmos, në veri të Milanos, ku ishin të pranishëm vëllai i Berlusconit, Paolo dhe fëmijët e tij, Marina, Barbara, Eleanor dhe Luigi, ndërsa djali i tij i dytë, Pierre Silvio, mungonte.

Berlusconi kishte menduar për të ftuarit, që u surprizoi me këngë dhe dhuratë të shtrenjta.

Fëmijët e kanë kundërshtuar këtë martesë por Berlusconi duket se ishte i vendosur për vendimin e tij.

32-vjeçarja është deputete e partisë Forza Italia dhe ka bashkëjetuar me miliarderin prej dy vitesh.

Më herët, manajti i medies ka qenë i martuar me Carla Elvira Lucia Dall’Oglio dhe më pas me Veronica Lario.